Prishtinë: Voziste me patentë shoferi të falsifikuar, arrestohet një person

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 11:23
Prishtinë: Voziste me patentë shoferi të falsifikuar, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i dyshuari voziste veturën me patentë shoferi të falsifikuar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke e drejtuar automjetin e tij me patentë shofer, ku dyshohet të jetë i falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)