Prishtinë: U lëndua nga energjia elektrike në shkollë, njëri fëmijë do të operohet

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 13:45
Prishtinë: U lëndua nga energjia elektrike në shkollë, njëri fëmijë do të operohet

Njëri nga dy fëmijët që është lënduar sot nga energjia elektrike në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë do të operohet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka informuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Ejup Govori.

“Po njëri prej pacientëve ēshtë në sallë të operacionit për intervenim nga kirurgu plastik. Gjendja e tjetrit është stabile, i cili pranohet ne K. Plastike”, ka bërë të ditur Govori.

(Kosova Sot Online)