Ja kush thotë: Edi Rama i tmerruar nga autobusi i fitores

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 15:08
Ja kush thotë: Edi Rama i tmerruar nga autobusi i fitores

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh këtë të martë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” po ecën drejt fitores më 14 Maj. Për këtë arsye sipas tij, Rama është tmerruar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk kam kohë të merrem as me Ramën, që është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit. Është tmerruar nga autosbusi i shpresës, nga autobosi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve”, tha Meta.

Meta bëri me dije edhe se çfarë bisedoi me Sali Berishën në takimin që zhvilluan në selinë blu ditën e sotme.

“Ne koordinuam për axhendën për javët që vijnë. Dje ishim së bashku në Bashkinë e Gramshit dhe jam shumë i lumtur që të prekja vetë atmosferën e fitores në Gramsh sepse është një nga bashkitë më të shpërdoruara nga Rilindja dhe tani i kanë çuar me parashutë një kandidat i cili ka ikur 2 vjeç nga Gamshi dhe rikthehet tani. Mirëpo Gramshi e di shumë mirë se si është shpërblyer nga Rilindja përgjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Meta.

Sipas tij kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” përfaqësojnë shumë më tepër se sa vetëm opozitën.

(Kosova Sot Online)