Plagosi me thikë të riun, arrestohet 17-vjeçari

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 10:09
Plagosi me thikë të riun, arrestohet 17-vjeçari

Një adoleshent shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi plagosi me thikë një 18 vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mediat greke raportojnë se i mituri shqiptar i është afruar 18 vjeçarit pranë Akropolit dhe i ka kërkuar t’i japë çantën. Ky fundit i ka dhënë telefonin dhe teksa ka tentuar t’i japë çantën i është ngatërruar në duar. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm nga shqiptari i cili e ka goditur me thikë.

Për ngjarjen është arrestuar edhe një tjetër 18 vjeçar shqiptar i cili ka mohuar të ketë gisht në plagosjen e bashkëmoshatarit grek. Gjendja e këtij të fundit raportohet të jetë e rëndë.

(Kosova Sot Online)