Ferizaj: 22 vjeçari voziti me shpejtesi të madhe, gjobitet me 300 euro dhe i merret patent shoferi

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 11:44
Ferizaj: 22 vjeçari voziti me shpejtesi të madhe, gjobitet me 300 euro dhe i merret patent shoferi

Një 22 vjeçar është ndaluar nga Polcia në Ferizaj, pasi dje në fshatin Talinovc, ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 115 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

(Kosova Sot Online)