Lajmi i hidhur: Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes infermierja 33-vjeçare

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 14:34
Lajmi i hidhur: Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes infermierja 33-vjeçare

Infermierja, Valdete Gjon Dodaj, ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ku shkruan se Dodaj vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur të fitojë.

E ndjera ushtroi profesionin e saj si infermiere pranë ZKM, Tiranë.

“U shkëput nga zinxhiri infemieror kolegia jonë e dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!- shkruan Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)