Osmani uron Fitër Bajramin: Ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 08:18
Osmani uron Fitër Bajramin: Ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve, që ta kalojnë në një atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkruar se uron që lujtjet dhe sakrifica e Ramazanit që të pranohen.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!”, përfundon urimin e para e shtetit.

(Kosova Sot Online)