Postoi në rrjete sociale foto me armë zjarri, arrestohet deçanasi

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 12:15
Postoi në rrjete sociale foto me armë zjarri, arrestohet deçanasi

Një person në Deçan është arrestuar, pasi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma AK-47.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në rrjet social ka postuar foto me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)