Arrestohen 5 persona në kryeqytet

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 15:44
Arrestohen 5 persona në kryeqytet

Në prangat e policisë kanë rënë pesë persona në dy lokale në Tiranë, pasi janë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale B. S., 61 vjeç, P. M., 51 vjeç, D. Ç., 42 vjeç, E. B., 22 vjeç, dhe P. S., 59 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Game over 5".  

Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve. 

Vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Game over 5".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- B. S., 61 vjeç, P. M., 51 vjeç, D. Ç., 42 vjeç, E. B., 22 vjeç, dhe P. S., 59 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, në rrugën "Tish Daija" dhe "Skënder Luarasi", duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

(Kosova Sot Online)