Parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 08:49
Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht të vranët, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Diell dhe vranësirat të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të sillen nga 2 deri në 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 20 gradë celsius.

Parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot Online)