Petkoviq: Bojkoti i serbëve e çoi Kurtin në kontejner

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 11:46
Petkoviq: Bojkoti i serbëve e çoi Kurtin në kontejner

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka degraduar gjuhën e tij në raport me Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai komentuar zgjedhjet në Veri të Kosovës, ku Petkoviq ka thënë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se “donte t’i detyronte serbët të votonin në kontejner”.

“Por serbët e dërguan Kurtin në kontejner”, është shfrenuar Petkoviq.

“Ai tregon realitetin e ri që po shfaqet dhe se serbët kanë theksuar se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe progres derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Kurti ka dashur t’i detyrojë serbët të votojnë në kontejnerë, kurse serbët Bojkoti tregoi se populli serb e dërgoi Kurtin në kontejner”, ka thënë Petkoviq për RTS.

(Kosova Sot Online)