Reagon BE: Zgjedhjet në Veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 12:56
Reagon BE: Zgjedhjet në Veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano, ka thënë se zgjedhjet në Veriun e Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për komunat përkatëse, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se kthimi i serbëve të Kosovës në institucionet dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është urgjente.

”Vota në veri nuk ofron zgjidhje politike afatgjata për komunat përkatëse. Kthimi i përhershëm i serbëve të Kosovës në institucione dhe themelimi i Asociacionit/Bashkësisë janë urgjente sikurse është dialogu serioz ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve në veri”, ka shkruar Stano në Twitter.

(Kosova Sot Online)