Basha publikon foto nga Këshilli i Evropës: Me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë për Kosovën

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 15:20
Basha publikon foto nga Këshilli i Evropës: Me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë për Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka publikuar sot pamje nga Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Basha shihet nën praninë e krerëve të grupeve parlamentare nga Kosova të AAK-së Besnik Tahiri dhe të LDK-së, Arben Gashi.

Basha do të marrë pjesë së bashku me delegacionin nga Kosova në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në këtë organizatë.

Basha ka thënë se shpreson se do të ketë lajm të mirë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës.

“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës”, shkruan Basha.

(Kosova Sot Online)