Ja si u votua në Këshillin e Evropës për pranimin e aplikimit të Kosovës

  • A P /
  • 24 April 2023 - 16:42
Ja si u votua në Këshillin e Evropës për pranimin e aplikimit të Kosovës

Aplikimin për anëtarësim të Kosovës, e ka pranuar sot Këshilli i Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka votuar me shumicë të votave pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Ambasadori kosovar në Bruksel, Agron Bajrami njofton se pro Kosovës votuan më shumë se dy e treta e vendeve anëtarë të KiE-së.

“Lajm i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm nga Strasburgu. Me 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës pranoi aplikimin për anëtarësim të Kosovës dhe nisi procesin e pranimit, duke i kërkuar Asamblesë Parlamentare të KiE, që të përgatisë një opinion mbi anëtarësimin”, ka shkruar ambasadori Bajrami.

(Kosova Sot Online)