Aleksandar Vuçiq me fjalor nazist ndaj kryeministrit Albin Kurti, e quan ‘Gauleiter’

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 08:28
Aleksandar Vuçiq me fjalor nazist ndaj kryeministrit Albin Kurti, e quan ‘Gauleiter’

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon të shfaqet ofendues karshi liderëve të Kosovës, sa herë që i jepet mundësia.

Vuciqi me anë të një fjalori nazist, përveç se kishte qenë i “ashpër” me Perëndimin, kësaj radhe ka ofenduar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur “Gauleiter”.

“Ata mendojnë se me dhunë mund t’i bëjnë serbët ta duan Kosovën e pavarur. Askush nuk do të shkojë në kontejnerin e policisë dhe të votojë Gauleiterin pushtues Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq në prag të zgjedhjeve lokale të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës.

Gauleiter ishte kreu degës rajonale së Partisë Naziste ose udhëheqësi i një “gau” apo një territori në Gjermaninë naziste.

Sipas gazetarit Albert Spahiu, kjo gjuhë e Vuçiqit është e stilit rus, duke kujtuar se një gjë të tillë e kishte përdorur edhe presidenti rus Vladimir Putin kundrejt Zalenskit në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

“Kërcënimi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur ‘Gauleiter’ është sipas stilit rus – kështu filloi ta quante Vladimir Putin me mënyrën e tij naziste edhe Volodymyr Zelenskyyn para se të fillonte agresioni ushtarak në Ukrainë”, ka shkruar Spahiu në Twitter.

Po ashtu, Vuçiq me anë të një dalje publike kishte fajësuar Perëndimin, duke thënë se po bëjnë cirk.

“Sa i përket Jabllanoviqit dhe vendimit të tyre, është zgjuar. Jo më shumë se 100 prej tyre do të dalin nesër. Ata po bëjmë cirk dhe mendojnë se mund t’i bëjnë serbët ta duan Kosovën e pavarur me dhunë, duke paguar disa media dhe organizata jo-qeveritare. Por nuk do të, ata i bashkuan serbët me mendje të njëjtë”, ka thënë Vuçiq.

Radikalët serbë e përdornin disi më shpesh kur kanë të bëjnë me kundërshtarët e tyre politik. Ish-lideri i radikalëve Vojislav Sheshelj e kishte quajtur Vuk Drashkoviqin një “Gauleiter”.

Edhe deputetja radikale Elena Bozhiq Talian, në një fjalim të 2008-së drejtuar ambasadorit të atëhershëm të SHBA-së në Serbi kishte thënë se “Gaulleiter Manter është ulur në mes të Beogradit dhe mburret se si po ushtron presion mbi vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë [e Kosovës], sa më shpejtë të jetë e mundur”. /The Geopost

(Kosova Sot Online)