Gjermani Bodo Weber thotë: Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës e Serbisë ka filluar të zbatohet

  • S.A /
  • 25 April 2023 - 12:39
Gjermani  Bodo Weber thotë: Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës e Serbisë  ka filluar të zbatohet

Pranimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është vendim i pritshëm, pas marrëveshjes së arritur në Ohër”. Kështu deklaroi Bodo Weber, analist politik nga Berlini.

Megjithatë, sipas tij, mosbllokimi i anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, prandaj ky është vetëm hapi i parë i propozimit evropian të dakorduar, por të pa nënshkruar nga Ohri.

 Weber shtoi se pranimi i Kosovës në anëtarësim në Këshillin e Evropës  do të nënkuptonte zhbllokimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Do të ishte fillimi i zbatimit të propozimit evropian për Kosovën, përkatësisht marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

 “Këtë rrugë paraprakisht e kanë bllokuar disa shtete perëndimore, përfshirë edhe Gjermaninë, derisa u pranua kjo marrëveshje, dhe po ashtu pamë këto ditë që Parlamenti Evropian zhbllokoi liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila dihej se do të ishte e bllokuar nga BE-ja deri në pranimin e marrëveshjes ”, tha Bodo Weber, analist politik nga Berlini.

(Kosova Sot Online )