Kthehen në atdhe rreth 1 mijë shqiptarë

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 19:32
Kthehen në atdhe rreth 1 mijë shqiptarë

Nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në Shqipëri 1000 qytetarë shqiptarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani të Madhe, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

Ekipet operacionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë ngritur një task forcë të përbashkët për migracionin, e cila shërben si porta kryesore për të koordinuar masat dhe veprimet e specializuara operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtu përfshihen kontrollet e përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, verifikimet e shtuara për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe dhe shkëmbimi i oficerëve të lartë të policisë në të dy vendet.

(Kosova Sot Online)