Policia del me njoftim: Zhd'uket një 38-vjeçar në Pejë

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 15:58
Policia del me njoftim: Zhd'uket një 38-vjeçar në Pejë

Për gjetjen e një personi që është raportuar si i zhdukur, Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Samir Puza.

Policia ka kërkuar nga kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected].

(Kosova Sot Online)