Raketat ruse godasin qytetin ukrainas, vdes një person dhe plagosen 15 të tjerë

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 08:53
Raketat ruse godasin qytetin ukrainas, vdes një person dhe plagosen 15 të tjerë

Një raketë ruse goditi qytetin ukrainas të Mykolayiv (në jug), duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë,  përcjell “Kosova Sot Online”.

“Rreth orës 01:00 banorët e Mykolayiv dëgjuan katër shpërthime të forta,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Senkevich.

”Një nga raketat goditi një ndërtesë shumëkatëshe. Një tjetër goditi një shtëpi”.

Kryebashkiaku shtoi se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në një pjesë të qytetit .

(Kosova Sot Online)