Ambasada amerikane: Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbylljen e çështjes për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 14:20
Ambasada amerikane: Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbylljen e çështjes për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet

Ambasada amerikane në Prishtinë në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë ka thënë se qëndrojnë me familjeve që edhe dy dekada më vonë nuk dinë çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në postimin e Ambasadës thuhet se duhet të jetë prioritet gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbylljen e çështjes për familjet e të zhdukurve.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë me anëtarët e familjes që ende, dekada më vonë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbylljen e çështjes për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, thuhet në postimin e Ambasadës.

(Kosova Sot Online)