Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 08:15
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, në mëngjes pritet të mbajë më ftohtë.

Nesër do të ketë rrebeshe shiu.

Njoftimi i plotë:

28.04 – Kryesisht me diell. Më ftohtë përgjatë mëngjesit.

29.04 – Kryesisht me vransira e riga lokale shiu në mëngjes. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut.

30.04 – Vransira e intervale me diell. Pasdite më pas priten edhe rrebeshe shiu.

1.05 – Intervale me diell e vransira. Më vonë pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstremet. Minimalet pas një rënie edhe deri në 1C, në fundjavë rriten në 7C e 7C, ndërsa ato maksimale në fundjavë arrinë vlera edhe prej 17C e 18C.

Do të dominojnë më shumë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes së shpejtë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)