"Lideri okupator Albin Kurti ka marrë vendim për hapjen e urës që prej kohësh ka qenë mur mbrojtës për sigurinë e serbëve"

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 14:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Serbia do të dijë se çfarë do të bëjë nëse Albin Kurti guxon të përpiqet të dëbojë serbët nga Kosova”, dhe ka shtuar se “Albin Kurti sot ka marrë vendim që të hapë urën që prej kohësh ka qenë “mur mbrojtës për sigurinë e serbëve, që shqiptarët të mos e marrin Mitrovicën e Veriut”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Lideri okupator Albin Kurti ka marrë vendim për hapjen e urës që prej kohësh ka qenë mur mbrojtës për sigurinë e serbëve, që të mos e marrin shqiptarët Mitrovicën. Për shumë vite populli ynë ka kundërshtuar dhe ka pyetur pse ky njeri po e bën këtë. E vetmja gjë që dëshiron është të dëbojë njerëzit tanë dhe dëshiron konflikte”, ka pretenduar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)