Policia jep detaje për vrasjen në Kijevë të Malishevë, ku nipi dyshohet se vrau axhën për pronë

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 09:44
Policia jep detaje për vrasjen në Kijevë të Malishevë, ku nipi dyshohet se vrau axhën për pronë

Në fshatin Kijevë të Malishevës dje ka ndodhur një vrasje, ku dyshohet se nipi ka vrarë axhën e tij për çështje pronësore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka dhënë detaje për rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

Kurse, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Malishevë 28.04.2023-09:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)