Ngjarje shqiptare: Ish-dhëndri i vuri flakën shtëpisë së ish-vjehrrit, digjet edhe ajo e fqinjit
Dy banesa janë djegur totalisht dhe shkrumbuar nga zjarri në Llakatund të Vlorës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.
Personat që ishin brenda banesave kanë shpëtuar pa lëndime.
Mësohet se shkak për vendosjen e zjarrit janë bërë sherret mes familjarëve. Ish-dhëndri i familjes Lutfi Fanaj dyshohet se pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e saj, ka djegur me benzinë shtëpinë e ish-vjehrrit.
Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit.
(Kosova Sot Online)