Kërkonte ribashkim, ish-dhëndri udhëtoi nga Kosova dhe ja dogji shtëpine familjes së ish-gruas në Vlorë

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 10:58
Kërkonte ribashkim, ish-dhëndri udhëtoi nga Kosova dhe ja dogji shtëpine familjes së ish-gruas në Vlorë

Ish-dhëndri i familjes së Luftie Fanaj, Haki Bajrami nga Kosova, dyshohet se pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e saj, ka djegur me benzenë, duke ia vënë flakën shtëpinë e ish-vjehrrit në fshatin Llakatund të Vlorës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Autori i zjarrvënies ka qenë në proces ndarje me vajzën e Lutfi Fanajt, me të cilën kishte një fëmijë, ndërsa kërkonte ribashkimin me të.

Në momentin kur i është vënë zjarri banesës, aty ishte gjyshja e shtëpisë dhe nipi i saj, (djali nga martesa e parë e ish-gruas së kosovarit).

(Kosova Sot Online)