Rahovec: Nëna e gjen të vdekur djalin e saj

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 09:26
Rahovec: Nëna e gjen të vdekur djalin e saj

Një nënë në Rahovec ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jetë djalin e saj në shtëpinë e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

Rasti është duke u hetuar.

“HETIM I VDEKJES, Rahovec 30.04.2023 – 12:30. Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”

(Kosova Sot Online)