Vllasi: Situata dhe raportet të Serbisë dhe Kosovës tash janë më të tensionuara

  • E.k /
  • 02 May 2023 - 08:51
Vllasi: Situata dhe raportet të Serbisë dhe Kosovës tash janë më të tensionuara

Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi, për takimin që do të mbahet sot në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se nuk mund të ketë pritshmëri të mëdha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vllasi tha se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tani janë më të tensionuara, sesa kur ishte takimi i fundit në Ohër.

“Nuk mund të kemi pritshmëria të mëdha, sepse situata dhe raportet me Serbinë dhe Kosovës tash janë më të tensionuara, sesa kur ishte takimi i fundit në Ohër. Është prit një plan aktiviteti për zbulimin e fatit të të pagjeturit nga lufta, por sidoqoftë deklarata do të jetë çka do të jetë ajo është mirë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)