Grabitje në një market të Fushë Kosovës, policia jep detaje

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 15:45
Grabitje në një market të Fushë Kosovës, policia jep detaje

Për një rast grabitje në rrugën “Beqir Kelmendi” në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se të arrestuar janë një 37-vjeçar me inicialet L.I dhe një 24-vjeçar me inicialet K.M.

Ata janë arrestuar disa minuta pas raportimit të rastit.

“Sot nga zyrtarët policor të Fushë Kosovës dhe të njësitit të hetimeve të përgjithshme -Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën  grabitje. Rasti ka ndodhë sot rreth orës 08:00, në një market, në rrugën “Beqir Kelmendi” në Fushë Kosovë, ku personat e dyshuar kanë grabitur një shumë parash. Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit, të cilët pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë  dy personat e dyshuar: – L.I, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – K.M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)