Kumnova: Lajm i gëzueshëm që të dashurit tanë të mos mbesin në tokën e kriminelëve por të kthehen në Kosovë

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 08:29
Kumnova: Lajm i gëzueshëm që të dashurit tanë të mos mbesin në tokën e kriminelëve por të kthehen në Kosovë

Për Nysrete Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e nënave”, një lajm i gëzueshëm e i dhimbshëm ishte arritja e deklaratës për Personat e Zhdukur në mes Kosovës dhe Serbisë

Ajo tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, veproi duhur lidhur me deklaratën.

“Kjo deklaratë për familjarët është një deklaratë e dhimbshme por e gzushme pasi që janë rënë dakord që më të dashurit tone të mos mbesin në token e kriminelëve por të kthehen në Kosovë, në vendlindjen e vet. Aty ku kanë lind edhe të varrosen”, ka thënë ajo

(Kosova Sot Online)