Prizren: Vëllëzërit rrahin njëri tjetrin për pronë

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 09:07
Prizren: Vëllëzërit rrahin njëri tjetrin për pronë

Dy vëllezër janë arrestuar, pasi janë rrahur me njëri tjetrin në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rrahja ndërmjet tyre ka ndodhur pas një mosmarrëveshje pronësore.

Të dyshuarit në fjalë janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 02.05.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)