Zbulohen detaje si e kishte përgatitur 14-vjeçari planin e tij

  • 03 May 2023 - 20:23
Zbulohen detaje si e kishte përgatitur 14-vjeçari planin e tij

Një 14-vjeçar, që sipas autoriteteve kishte marrë armën e të atit, hyri në shkollën ku studionte të “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, duke vrarë 8 nxënës, 7 vajza dhe një djalë, dhe 1 roje te sigurisë. 6 fëmijë të tjerë dhe një mësues mbetën të plagosur në sulm, disa prej të cilëve në gjendje kritike.

“Ai e tha vetë se e kishte planifikuar këtë krim. Kjo është një listë e fëmijëve që kishte planifikuar të ekzekutonte. Kishte bërë një plan se si të hynte dhe të dilte nga shkolla, i cili u gjet në tavolinën e tij. Dhe siç e tha vetë kishte përcaktuar shënjestrat kryesore. Duket pak si një listë e shkëputur nga videogamet apo një film horror”, u shpreh shefi i policisë së Beogradit, Veselin Milić.

14-vjeçari e kishte përjetuar dhunë nga disa bashkëmoshatarët, dhe e kishte planifikuar sulmin prej 1 muaji dhe kishte përgatitur një listë me fëmijët që do shënjestronte, që dukej te kishte dalë nga një film horror. Autoritetet thanë se i riu, kishte përgatitur edhe bomba molotovi.


(Kosova Sot Online)