Vrau 9 persona, publikohet skica e përgatitur nga 14- vjeçari për vrasjen

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 10:16
Vrau 9 persona, publikohet skica e përgatitur nga 14- vjeçari për vrasjen

Një 14-vjeçar ka vrarë nëntë persona me armën e babait të tij, dje në një shkollë fillore në Beograd, ku vrau rojën e shkollës, tetë nxënës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Më sulmin e përgjakshëm të adoleshentit mbetën të vrarë nëntë persona dhe gjashtë u plagosën.

14-vjeçari e kishte planifikuar krimin prej kohësh, siç dëshmohet nga letrat që policia gjeti në dhomën e tij.

Bëhet fjalë për një skicë të shkollës, sipas katit, por edhe për një listë të personave që kishte në plan të vriste.

(Kosova Sot Online)