Kujtim Shala shpjegon se pse deklarata për të zhdukurit i konvenon Serbisë

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 12:00
Kujtim Shala shpjegon se pse deklarata për të zhdukurit i konvenon Serbisë

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, tha se deklarata për personat e zhdukur, e miratuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të martën i barazon në përgjegjësi të dyja palët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shala tha se aq sa merr përsipër Serbia, merr përsipër edhe Kosova për të njëjtën çështje

“Është edhe mirë, edhe thelbësore që t’i lexojmë me saktësi ato që i marrim përsipër. Pra, nëse e shihni tekstin e deklaratës, pas kokës së saj që e përbën preambulën, ka një formulim të tillë: Angazhohemi së bashku… Pra, kemi të bëjmë me dy palë që marrin përsipër së bashku gjithçka që përmban deklarata. Aq sa merr përsipër Serbia, merr përsipër edhe Kosova për të njëjtën çështje”, tha Shala.

“Ky është barazim. Kaq”, përfundoi deputeti i LDK-së.

(Kosova Sot Online)