"Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet"

  • E.k /
  • 05 May 2023 - 15:21

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimet që janë tani të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 viteve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Berjani bëri të ditur se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.

Tutje, ai ka theksuar me lirimin e naftës, edhe marketet duhet t’i ulin çmimet e tyre.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi esht drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte Dizelli të jetë 1. € deri ne 1.15 cent, po ashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha ai.

(Kosova Sot Online)