Pas ngjarjeve në Serbi Mali i Zi shpall ditë zie

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 20:40
Pas ngjarjeve në Serbi Mali i Zi shpall ditë zie

Dritan Abazoviq, kryeministër me mandat teknik i Malit të Zi ka marrë vendim për shpalljen ditë zie të 7 majit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo për shkak të ngjarjeve tragjike që ndodhën në Serbi gjatë tri ditëve të fundit.

Njoftimin e dha vet Abazoviq përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”.

“Mali i Zi është me Serbinë dhe qytetarët e vet në këto momente të vështira e tragjike. U shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejt e të lehtë të lënduarve. Me këtë rast, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta shpallë të dielën, 7 majin, ditë zie në gjithë shtetin”, ka shkruar Abazoviq.

(Kosova Sot Online)