Moti në Kosovë, rrebeshe me bubullima

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 08:11
Moti në Kosovë, rrebeshe me bubullima

Moti sot në Kosovë do të jetë i vranët dhe me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet që të ketë rrebeshe dhe bubullima.

Datat:

8.05 – Mbetet ngrohtë, me intervale me dhe diell dhe vransira të ndryshueshme gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë.

9.05 – Më freskët, kryesisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu.

10.05 – Freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

11.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu kohëpaskohe.

12.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten rrebeshe shiu.

Fillimisht era do të fryjë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e më pas ndryshon drejtimin në juglindje.

Shtypja atmosferike pas një rritje të lehtë, zbret më afër vlerave normale.

(Kosova Sot Online)