"Nëse BE nuk mendon se zgjidhja duhet kërkuar brenda Kushtetutës së Kosovës, Kosova nuk ka çfarë kërkon në atë dialog"

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 14:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se asnjë propozim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës nuk mundet me qenë bazë për negociata, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai tha se Kosova nuk ka çfarë merr pjesë në dialog nëse BE nuk kërkon zgjidhje brenda Kushtetutës së Kosovës.

“Nëse BE nuk mendon se zgjidhja duhet kërkuar brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj se Kosova nuk ka çfarë kërkon në atë dialog më”, tha ai pas konferencës për media me kryeparlamentarin austriak pas takimit të zhvilluar në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)