Zemaj: I përhershëm kujtimi për komandant Drinin

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 16:14
Zemaj: I përhershëm kujtimi për komandant Drinin

Komandant Drinin në 23 vjetorin e vrasjes së tij, e ka përkujtuar, deputeti Armend Zemaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se kujtimi për Komandant Drinin është i përhershëm.

”Dora argate e armikut, arriti që ta privoi nga jeta Komandant Drinin, mirëpo jo dhe përjetësinë e tij, jo dhe misionin e tij; Kosovën e lirë dhe të pavarur”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.

Postimi i plotë i tij:

23 vjet nga vrasja e Komandant Drinit!

Dora argate e armikut, arriti që ta privoi nga jeta Komandant Drinin, mirëpo jo dhe përjetësinë e tij, jo dhe misionin e tij; Kosovën e lirë dhe të pavarur.

I përhershëm kujtimi për Komandant Drinin!

E përhershme do të jetë kërkesa për zbardhjen e vrasjes së tij, në mënyrë që organizatorët dhe ekzekutorët ta marrin dënimin e merituar.


(Kosova Sot Online)