Aksident në Istog, vdes 45 vjeçari

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 22:42
Aksident në Istog, vdes 45 vjeçari

Si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Bajicë të Istogut, një 45-vjeçar ka vdekur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku edhe është konstatuar vdekja nga mjekët.

“Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar se ka të bëjë me vetaksident. Vetura ka dal nga rruga. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua për obduksion”, tha Gashi.

Sot gjithashtu në fshatin Shipashnicë të Kamenicës ka ndodhur edhe një vetaksident.

(Kosova Sot Online)