Martin Berishaj shfaqet afër Albin Kurtit

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 20:15
Martin Berishaj shfaqet afër Albin Kurtit

Gjatë pritjes së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mbajtur sot afër vetes ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Berishaj është paraqitur i qeshur teksa ka përshëndetur ministrin kroat.

Martin Berishaj është shndërruar në skandalin më të madh të kësaj qeverie, për shkak të raportimeve të mediave sllovene që e kanë ndërlidhur me keqpërdorime me kompani serbe, që tregojnë me energji elektrike.

Berishaj deri tani nuk ka pranuar të dorëhiqet dhe e ka gëzuar mbështetjen e plotë të kryeministrit dhe presidentes.

(Kosova Sot Online)