Parashikimi i motit për sot

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 08:06
Parashikimi i motit për sot

Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në ditët e sotme pritët dhe ka mundësi që të ketë edhe shi.

Njoftimi i plotë:

10.05 – Freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

11.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu kohëpaskohe.

12.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten rrebeshe shiu.

Fillimisht era do të fryjë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e më pas ndryshon drejtimin në juglindje.

Shtypja atmosferike pas një rritje të lehtë, zbret më afër vlerave normale.

(Kosova Sot Online)