
Lajçak njofton se Bislimi e Petkoviq takohen të hënën në Bruksel

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u shpreh se duan normalizim dhe jo konfrontim, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajçak njoftoi se do të zhvillohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq të hënën në Bruksel
Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi tha se janë kuptuar për “radhën e hapave” që duhet hedhur, dhe tha se me ta pati “një diskutim të rëndësishëm”.
(Kosova Sot Online)