Pejë: Shkoi në “mobil shop” dhe kërkoi telefon në vlerë prej 700 euro ose para “cash”, arrestohet një person

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 11:06
Pejë: Shkoi në “mobil shop” dhe kërkoi telefon në vlerë prej 700 euro ose para “cash”, arrestohet një person

Policia ka njoftuar se dje është informuar nga ankuesi, se një person ka hyrë në një ‘mobil shop’ në Pejë dhe nën detyrim ka kërkuar telefon në vlerë pre 700 eurosh ose para të gatshme, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ia ka dhënë telefonin dhe i dyshuari është larguar.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa telefoni i është kthyer pronarit.

Komunikata e plotë:

Me datën 10.05.2023, Stacioni Policor në Pejё, ёshtё informuar nga ankuesi se i dyshuari ka hyrё ne njё lokal “mobil shop” nё Pejё dhe nёn detyrim ka kёrkuar nga ankuesi njё telefon nё vlerё shtatёqind (700) euro, ose para tё gatshme nё shumёn prej shtatёqind (700) euro.

Ankuesi ia ka dhёnё tё dyshuarit njё telefon mobil Samsung, pas marrjёs sё telefonit i dyshuari ёshtё larguar nga lokali. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.05.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “ Detyrim”, ndёrsa ankuesit iu ёshtё kthyer telefoni i cili ёshtё marrur nga i dyshuari.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

(Kosova Sot Online)