Djali i policit plagoset me armën e shërbimit

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 13:35
Djali i policit plagoset me armën e shërbimit

Një 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot në Tepelenë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se i riu ka mbetur i plagosur nga pistoleta e shërbimit të babait të tij, polic në Gjirokastër.

Dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale.

Adoleshenti është duke marrur trajtim mjekësor.

Rasti lidhur me këtë plagosje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)