
Një Autobus përplaset me kosheren, 6 persona vdesin nga pickimi i bletëve

Gjashtë persona, përfshirë edhe një vajzë tetëvjeçare, kanë vdekur pasi u sulmuan nga “bletët vrasëse” kur autobusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Nikaragua.
Insektet, të njohura si “bletët vrasëse”, thumbuan 45 pasagjerë që ishin rrëzuar nga autobusi.
Fillimisht u raportua se katër persona kishin vdekur pasi u pickuan të hënën, por më vonë u zbulua se dy të tjerë vdiqën pasi u dërguan në spital.
(Kosova Sot Online)