Tentim vrasje në Prishtinë, dy persona të maskuar gjuajnë me armë afër shtëpisë së viktimës

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 09:34
Tentim vrasje në Prishtinë, dy persona të maskuar gjuajnë me armë afër shtëpisë së viktimës

Një person ka raportuar në polici se dje dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së tij në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 11.05.2023-22:05. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë se tij. Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)