Berisha: Jam më i motivuar se kurrë, historia ime si e Steve Jobs

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 22:04
Berisha: Jam më i motivuar se kurrë, historia ime si e Steve Jobs

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se historia e rikthimit të tij është si ajo e Steve Jobs, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Berisha tha se është më i motivuar se kurrë. 

Kreu i PD tha se vendosi të rikthehej kur pa se vendit po i cenohej sovraniteti dhe PD-së po i emërohej kryetari i partisë.  

"Historia e njëjtë me Steve Jobs. A ia vlen? Sigurisht, jam më i motivuar se kurrë. Në politikë, në 32 vite, unë jam ky që jam sot sepse u jam përmbajtur disa parimeve, nuk i kam shkelur, një grusht parimesh, jo shumë, por atyre u jam përmbajtur me vendosmëri absolute. Sot unë jam më i motivuar se kurrë. Jo se unë po luftoj ndaj një padrejtësie që më është bërë, luftën ndaj padrejtësisë unë po e bëja pa kërkuar ndihmën e askujt në botë. Unë ndjehesha i fuqishëm në atë pozicion që isha po ecja drejt realizimit të qëllimeve të mia. Padita për shpifje në gjykatë atë që firmosi një vendim për të cilin nuk do të mund të paraqesin kurrë një fakt të vetëm, një dokument të vetëm. Korrupsioni, qeveritarët nuk vjedhin fshehtas, vjedhin haptas, me firma, me vendime, nuk janë hajdutë xhepash, vjedhin haptas. Ndaj dhe unë i thashë se nëse paraqet një dokument, një provë, një fakt të vetëm, unë largohem përfundimisht nga politika. Por unë kam respektuar gjithë jetën vetëm ligjin. Dhe i thashë edhe 100 vite po të kontrollosh nuk do të gjesh dhe koha provoi ato që kam thënë unë. 

Deri në fund ushtar i këtij vendi. Unë pashë që sovraniteti i vendit tim po shkelmohej. Pashë qëllimet më të turpshme për t'i emëruar kryetarin partisë që unë kisha themeluar. Duke i asgjësuar ata si qenie të lira", tha Berisha. 

(Kosova Sot Online)