Me reshje shiu e bubullima, parashikimi i motit për këtë fundjavë

  • S.A /
  • 13 May 2023 - 08:05
Me reshje shiu e bubullima, parashikimi i motit për këtë fundjavë

Ditën e sotme pritet të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga mesdita priten reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima, transmeton "Kosova Sot Online", sipas informacioneve te Prishtina Weather.

Temperaturat minimale 8C e 9, e ato maksimale 18C deri 20C.

“Mëngjesin e së shtunës përgjatë luginave të lumenjëve priten mundësi për mjegull.  Ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga mesdita priten mundësi për reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat minimale 8C e 9, e ato maksimale 18C deri 20C”, njofton Prishtina Weather.

Vransira e të reshura parashihen edhe për ditën e diel, por edhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme.  Nuk do të mungojnë edhe intervale me diell gjatë ditës.  Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 17C e 20C.

(Kosova Sot Online )