30 persona të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamionit në Vragoli të Prishtinës

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 17:17
30 persona të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamionit në Vragoli të Prishtinës

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Vragoli të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë tjetër, ku janë lënduar dhjetëra persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)