Osmani: Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 13:14
Osmani: Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët

 24-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan,e ka përkujtuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“24-vjet më parë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan. Ata u vranë në vatrat e tyre shekullore dhe janë dëshmi e fuqishme e krimeve serbe në Kosovë. Ne do t`i kujtojmë përherë ata, sikurse nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë për t`i dhënë kuptim lirisë sonë! Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit e Pavlanit!”

(Kosova Sot Online)